Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Manchester City me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 16-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë arritur të shkaktojnë befasi duke shënuar fitore të madhe në Etihad ndaj rivalit të madh lokal, Cityt.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja palët, por vetëm mysafirët e Unitedit arritën të shënojnë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të nga Marcus Rashford, i cili shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa Anthony Martial (29′) për 0-2.
Në pjesën e dytë, City ishte larg skuadër më e mirë, por shënoi vetëm një gol dhe nuk arriti të marr pikë nga ky takim.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 85-të dhe ishte Nicolas Otamendi që shënoi për 1-2 pas asistimit të Riyad Mahrez.
Pas kësaj fitore, Djajtë e Kuq arritën të ngjiten në pozitën e pestë me 24 pikë, ndërsa City renditet i treti me 29 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Arsenali, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_NXF/status/1203372034505367552
https://twitter.com/dokuzyuzyirmiuc/status/1203393558121713665
https://twitter.com/dokuzyuzyirmiuc/status/1203393937064501248