Telegrafi

Unitedi i falet statistikave të Rashfordit në vitin 2016

Marcus Rashford është futbollisti me statistikat më të mira në vitin 2016 për skuadrën e Manchester United.

Talenti anglez po tregohet çdo ditë e më vendimtar te skuadra nga ‘Old Trafford’.

Kjo pasi, Rashford po përjeton statistika brilante në vitin 2016 te United.

Lexo po ashtu Ibra lëvdon Rashfordin: Jepini kohë, do t’i marrë në dorë gjërat

18-vjeçari është përfshirë në nëntë gola nga 14 ndeshje të Ligës premier për ‘Djajtë e Kuq’.

Rashford gjithashtu është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në vitin 2016 për United, pasi ka shënuar 10 gola gjithsej. /Telegrafi/