Site icon Telegrafi

Unitedi është klubi i tretë më i pasur në botë, por e ardhmja nuk duket e ndritur

Manchester United e mbylli dekadën si klubi i tretë më i pasur në botë dhe më i pasur në Angli, por duket se e ardhmja nuk ka plane të mira për ta.

Djajtë e Kuq fituan rreth 700 milionë euro nga të ardhurat e marketingut, markave të njohura televizive dhe me sponzorët, duke u parakaluar vetëm nga Barcelona e Real Madridi.

United aktualisht fiton shuma të majme, por në vitet e ardhshme fitmet e tyre do të bijën, shkaku që nuk po fitojnë më trofe të mëdhenj dhe familja Glazers nuk po investon edhe aq.

Njëra ndër arsyet kryesore se përse skuadra angleze pritet të mos fitojë më shumë të majme është edhe ajo se nuk po arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Liverpooli ngjitet në renditje për përfitime me kontratën e re me Nike – Real Madridi dhe Barcelona udhëheqin listën e dhjetë milionerëve

Kështu, nëse United vazhdon të mungojë në garën më të madhe për klube në Evropë dhe nuk arrin ta fitojë Ligën Premier, atëherë do t’u bijën fitimet.

Për dallim nga gjiganti anglez, Juventusi ka ngritje në të ardhurat dhe është futur në top dhjetë, shkaku i transferimit të Cristiano Ronaldos para dy vitesh nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version