Telegrafi

Unitedi e mbyll sezonin me fitore dhe jashtë Ligës së Kampionëve (Video)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por nuk mjaftoi që ata të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Goli i epërsisë erdhi nga Wayne Rooney në minutën e 43-të pas një asistimi nga Anthony Martial.

Ndërsa në minutën e 74 shënoi Marcus Rashford dhe në minutën e 87-të Ashly Young. Kurse në fund në portën e tij shënoi edhe Chris Smalling për 3-1.

Unitedi e përfundon sezonin me 66 pikë në vendin e pestë, aq sa Manchester City, por nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pasi City kalon në garën më të madhe evropiane për shkak të gol dallimit më të mirë. /Telegrafi/