Manchester United ka fituar me rikthim në ndeshjen e tyre në udhëtim te Manchester City, të cilët i mposhtën me rezultat 2-3.
Derbi i zjarrtë lokal në mes të dy skuadrave të Mançesterit ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos, e cila ka shtyrë festën e titullit të asaj të Pep Guardiolas për një ndeshje tjetër.
Vendasit e Cityt ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 25-të me anë të kapitenit Vincent Kompany, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Leroy Sane.
City arriti ta gjej edhe golin e 2-0 me anë të Ilkay Gundogan (30′), i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Raheem Sterling.
Pas këtyre dy golave, City pati edhe disa raste tjera të mira për të shënuar, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe shumë në pushim me epërsi të dyfishtë dhe shumë afër festës së titullit.
Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Unitedi arriti të kthehet në lojë me dy gola të shpejt duke barazuar gjithçka.
Ishte mesfushori francez, Paul Pogba, i cili shënoi të dy golat (53′, 55′), ku i pari erdhi nga afërsia pas asistimit të Ander Herreras, ndërsa ai i 2-2 erdhi pas asistimit të Alexis Sanchez.
Këto dy gola kthyen në lojë Unitedit dhe dëshpëruan Cityn, të cilët ranë nga loja dhe pranuan edhe një gol në minutën e 69-të nga Chris Smalling, i cili shënoi nga afërsia për 2-3.
Deri në fund të takimit, Qytetarët u munduan shumë dhe patën shumë raste për gol, por nuk arritën ta tundin rrjetën dhe në fund humbën me rezultat 2-3, humbje kjo e cila ia shtynë festën e titullit për një ndeshje tjetër.
Pas kësaj ndeshje, City vazhdon në vendin e parë me 84 pikë apo 13 më shumë se Unitedi në vendin e dytë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Tottenham Hotspur, ndërsa Djajtë e Kuq e presin në shtëpi West Bromwich Albionin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OoS99M2Fq50
https://www.youtube.com/watch?v=SKHtv741-RY
https://www.youtube.com/watch?v=y7j7dBa3bVk
https://www.youtube.com/watch?v=3RrTeVNyfqk
https://www.youtube.com/watch?v=BXjUJzT9Stk