Manchester United është duke tentuar që të transferojë Jules Kounden nga Sevilla.
Djajtë e Kuq janë futur në garë për mbrojtësin francez që është i gatshëm që të largohet nga La Liga.
Manchester United nuk ka besim më në Harry Maguiren dhe janë të gatshëm t’i ndajnë rrugët me të.
Anglezi u transferuar për një shumë rreth 85 milionë euro nga Leicesteri, mirëpo forma e tij ka qenë vetëm në rënie.
Andaj, Kounde mund të jetë lojtari që United po kërkon dhe në afatin kalimtar të janarit do e synojnë transferimin e tij.
Por, klubi nga Liga Premier rivalizohet edhe nga Chelsea që po ashtu është e interesuar në transferimin e tij. /Telegrafi/