Telegrafi

Unitedi e Fellaini nuk dënohen nga UEFA

Manchester Unitedi nuk do të dënohet nga UEFA pasi disa nga fansat e saj kishin kënduar kore fyese kundrejt viktimave të Hillsboroughit, në përballjen kundër Liverpoolit në Europa Ligë.

Gjithashtu pa u ndëshkuar ka shpëtuar edhe mesfushori i saj, Marouane Fellaini, i cili kishte goditur me bërryl mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can në çastet e fundit të takimit, raporton BBC.

UEFA ka thënë se nuk ka vendosur të marr ndonjë veprim për shkak se asnjëra prej tyre nuk është përfshirë në raportin e gjyqtarëve, transmeton Koha.net. Unitedi kishte kërkuar falje për thirrjet e fansave të saj duke thënë se ato nuk kanë vend në ndeshjet e futbollit.

Liverpooli kishte fituar ndeshjen e parë në Anfield Road me rezultat prej 2 me 0, dhe të enjten udhëton në Old Traford për të zhvilluar ndeshjen kthyese.