Site icon Telegrafi

Unitedi duhet t’i paguajë Sportingut pesë milionë euro për Fernandes pas fitores dramatike ndaj Brightonit

Bruno Fernandes (Foto: Twitter/Screenshot/B/R Football)

Manchester Unitedi duhet t’i paguajë Sporting Lisbonës 4.5 milionë funte (pesë milionë euro) për Bruno Fernandes pas fitores prej 3-2 kundër Brightonit.

Në ndeshjen dramatike, portugezi i e shënoi një penallti të vonshme në Amex Stadium, ashtu që ekipi i Ole Gunnar Solskjaer fitoi tri pikët e para sezonale.

Mirëpo, kjo fitore dhe kjo performancë e ka aktivizuar një klauzolë të shtesave në kontratën e 26-vjeçarit.

https://twitter.com/StrictlyFutball/status/1309849183919247360

Fernandes u transferua në Old Trafford në janar për 45 milionë funte (50 milionë euro) shume që do të arrinte në 66.7 milionë funte (73.5 milionë euro) nëse do të plotësoheshin të gjitha shtesat dhe bonuset.

Lexo po ashtu Rast i veçantë: Ndeshja u mbyll baras – VAR ndërhyri për penallti dhe Unitedi mori tri pikët e para

Unitedi i pagoi Sportingut 2.74 milionë funte (tre milionë euro) pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit të sezonit të kaluar.

Ndërsa sipas gazetës portugeze, Record, ndaj Brightonit, mesfushori regjistroi paraqitjen e 25-të në Ligën Premier dhe kjo u kushtoi Djajve të Kuq edhe 4.5 milionë funte (pesë milionë euro) të tjera.

Që nga arritja e tij te Unitedi, Fernandes është bërë lojtar i rëndësishëm duke shënuar 13 gola në kampionat dhe ka bërë performanca mjaft të pëlqyera. /Telegrafi/

Exit mobile version