Telegrafi

Unitedi dëshiron pikë të plota ndaj Leeds – formacionet zyrtare

Manchester Unitedi është nikoqir i Leeds Unitedit në ndeshjen e mbetur nga java e tetë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë të tretët në renditjen tabelare, tri pikë më pak se pozita e dytë (Manchester City) dhe tetë pikë më pak se pozita e parë (Arsenal).

Leeds është një pozitë më lart zonës së rrezikut, por me pikë të barabarta me Evertonin që gjendet në pjesën e rrezikuar të tabelës.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Michael Skubala i kanë caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të inkuadrohen nga minuta e parë.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Varane, Lisandro Martínez, Shaw; Fred, Sabitzer; Garnacho, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.

Formacioni startues i Leeds Unitedit: Meslier; Ayling, Koch, Struijk, Wober; Adams, McKennie; Sinisterra, Harrison, Gnonto; Bamford.


/Telegrafi/