Telegrafi

Unitedi bëhet klubi i parë anglez që punëson një menaxher për anti-terrorizëm

Manchester Unitedi janë bërë klubi i parë anglez i cili ka punësuar një menaxher për anti-terrorizëm.

Kjo është bërë për të ngritur sigurinë në Old Trafford në një nivel tjetër.

Djajtë e Kuq ishin në qendër të medieve botërore për shkak të gabimeve në sigurinë e brendshme, ku gjatë sezonit të kaluar u anulua ndeshja ndaj Bournemouthit për një alarm të rrejshëm për bombë.

Sipas Times, klubi anglez ka bërë një lëvizje për të përmirësuar sigurinë në stadium dhe puna e tij e vetme do të jetë të përballet me kërcimet nga terroristët.

Po ashtu Man Utd ka rritur edhe numrin e personave që janë përgjegjës për sigurinë në stadium në ditën e ndeshjeve. /Telegrafi/