Manchester Unitedi ka dështuar të fitojë në udhëtim te Huddersfield Town pasi ka barazuar me rezultat 1-1 dhe ka dështuar edhe matematikisht të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Djajve të Kuq, ku pas përveç rasteve të krijuara arritën të gjejnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë të ndeshjes dhe ishte i riu Scott McTominay, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që bënë ndeshje më të mirë, por vendasit arritën të befasojnë me golin e barazimit.
Luhej minuta e 60-të e ndeshjes kur Isaac Mbenza arriti të shënoj për 1-1 pas një kundërsulmi të shpejt dhe një gabimi nga ana e Luke Shaw.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të tund rrjetën dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Unitedi humbet gjasat për një vend në katërshe pasi mbetet në pozitën e gjashtë me 66 pikë, ndërsa Huddersfieldi ka 15 pikë në vendin e fundit.
Në ndeshjen e fundit kampionale, Djajtë e presin në shtëpi Cardiff Cityn, ndërsa Huddersfieldi udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/
McTominay opens the scoring!! #MUFC #HUDMUN https://t.co/8X00wojChc
— UnitedReds (@UnitedRedscom) May 5, 2019
https://twitter.com/AllGoaals/status/1125043724197793793