Site icon Telegrafi

Unitedi aktivizohet për transferimin e Oblakut

Manchester Unitedi duket se ka hequr përfundimisht dorë nga David de Gea.

Djajtë e Kuq nuk janë më të bindur nga portieri spanjoll dhe janë të gatshëm ta largojnë atë në këtë verë.

Ole Gunnnar Solskjaer nuk varet as nga Dean Henderson, andaj po kërkon një portier të kalibrit më të lartë.

Sipas asaj që raporton 90 min, skuadra angleze po tenton transferimin e Jan Oblakut nga Atletico Madridi.

Gardiani slloven është pika më e fortë e Los Rojiblancos dhe nuk do ta lejojnë aq lehtë të largohet nga skuadra.

Raportohet se Oblak ka klauzolë lirimi rreth 120 milionë euro, e që Unitedi vështirë se mund të paguajë një shumë të tillë për portier. /Telegrafi/

Exit mobile version