Manchester United vazhdon punën në Los Angeles, ku lojtarët duken të lumtur dhe është zgjedhur kapiteni i ri.
Yjet e Old Trafford pritet t’i zhvillojnë disa ndeshje në SHBA, ku Jose Mourinho do të provojë lojtarët.
Kapiten i ri është zgjedhur Michael Carrick, i cili e pason Wayne Rooneyn e larguar drejt Evertonit.
Lukaku duket në formë të mirë, ku shihet duke i bartur në shpinë Paul Pogban dhe Jess Lingardin së bashku.
Belgu erdhi për 75 milionë funte te United.
Edhe Jose Mourinho u pa i buzëqeshur sikurse e gjithë skuadra.
‘Djajtë e Kuq’ do të luajnë me LA Galaxyn dhe Real Salt Lake City, para se të takohen me Manchester City dhe Real Madridin. /Telegrafi/