Telegrafi

United vazhdon me barazime (Video)

Everton dhe Manchester United kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të së dielës në Ligën Premier.

Pas dy barazimeve në Ligën Premier, me Arsenalin dhe West Hamin, Manchester United dëshiroi të gjej fitoren përball Evertonit, por edhe këtu përfundoi me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e takimit i takoi ‘Djajve të Kuq’ që arritën të shënojnë edhe një gol me anë të Zlatan Ibrahimovicit.

Momenti i parabolimit nga Ibrahimovic

U desh të presim minutën e 42-të ndeshjes, kur suedezi paroboloi me mjeshtëri portierin Martin Stekelenburg, pasi më parë u shërbye nga Anthony Martial dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Evertoni nuk u pajtua assesi me disavantazhin dhe u hodh në sulm me të gjitha forcat, por edhe United pati rastet e veta, sikurse shtylla e goditur nga Ander Herreran në minutën e 60-të.

Pamje kur Herrera godet shtyllën

Megjithatë, ishin vendasit që gjetën golin në këtë pjesë duke shënuar me anë të Leighton Baines nga penalltia.

Baines duke shënuar golin e barazimit

Goli i mbrojtësit anglez erdhi në minutën e 89-të, pasi më parë në zonë u pengua njëri nga sulmuesit e Everonit nga Marouane Fellaini dhe me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja.

Pas këtij barazimi, United e sheh vetën në pozitën e gjashtë dhe ndeshjen tjetër e pret në shtëpi Tottenhamin, ndërsa Evertoni renditet e teta me 19 pikë dhe udhëton te Watfordi./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ycc3QQFLfMw