Telegrafi

United u frikësua nga fantazma e Neymarit – Jimmy Butler tallet me Djajtë e Kuq

Ka shumë arsye që mundohen të spjegojnë humbjen e Manchester Unitedit ndaj Paris Saint-Germain.

Gjallëria e Angel Di Marias, shpejtësia e Kylian Mbappe. Fuqia e Marco Verattit. Fakti se United ka fituar vetëm një ndeshje të fazës eliminuese që prej pensionimit të Fergusonit.

Por, a ishte faktor fantazma e Neymarit në këtë humbje?

Ky është së paku mendimi i superyllit të Philadelphia 76ers, Jimmy Butler.

Ylli i NBA ka tallur Unitedin pas humbjes prej 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.

“Pa Neymarin, pa Cavanin, pa probleme. PSG. Liga e Kampionëve”, ka postuar Jimmy në Tëitter.

Më pas ai ka shkruar edhe një tjetër postim.

“Manchester United u frikësua nga fantazma e Neymarit”, u shpreh Butler.

Butler nuk pati fat më të mirë pasi pak orë më vonë kontributi i tij prej 22 pikësh nuk mjaftoi pasi ekipi i tij humbi me rezultat 112-109 ndaj Boston Celtics. /Telegrafi/