Manchester United nuk po kalon aspak momente të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po përgatitet për sezonin e ri.
Gjiganti anglez ka marrë lajme të këqija sa i përket lëndimeve, pasi dy yjet e skuadrës do t’i mungojnë gjatë.
Transferimi i ri, Leny Yoro u lëndua ndaj Arsenalit dhe ai do t’i mungojë gjatë Djajve të Kuq.
Tanimë është konfirmuar që Yoro do të mbetet jashtë fushave të blerta për tre muaj dhe kjo është një goditje e madhe për Djajtë e Kuq.
Sikur mos të mjaftonte lëndimi i Yoros, Djajtë e Kuq kanë humbur edhe shërbimet e sulmuesit Rasmus Hojlund.
❤️🔥 Team. pic.twitter.com/4O2FtV6FVz
— Manchester United (@ManUtd) August 1, 2024
Danezi do t’i mungojë skuadrës së Erik Ten Hag për gjashtë javë, duke humbur fillimin e sezonit.
Lëndimet e dy yjeve të skuadrës do të bëjnë që United t’i ndryshojë edhe planet e transferimeve. /Telegrafi/