Manchester United ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj skuadrës franceze St Etienne.
‘Djajtë e Kuq’, shënuan tre gola nëpërmjet yllit suedez Zlatan Ibrahimovic për fitoren bindëse 3-0.
Ka qenë sulmuesi suedez, që ka marrë notën maksimale në këtë takim (10.0).
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Daley Blind (8.2), Eric Bailly (8.0) dhe Anthony Martial (7.8).
Ndërkohë lojtari me notën më të vogël në ndeshje ishte mbrojtësi mysafir, Theophile Catherine që mori notën (5.5). /Telegrafi/