Manchester United ka arritur të sigurojë finalen e Kupës së Ligës duke eliminuar Hull Cityn.
Hull arriti ta mposhtë Unitedin me rezultat 2-1, mirëpo falë fitores në ndeshjen e parë ‘Djajtë e Kuq’ kanë siguruar finalen.
Vendasit dominuan që nga fillimi i ndeshjes duke kërkuar golin e epërsisë.
Në minutën e 35-të të ndeshjes, mbrojtësi argjentinas i Unitedit, Marcos Rojo shkaktoi penallti.
Nga pika e bardhë i saktë ishte mesfushori anglez, Tom Huddlestone që kaloi vendasit në epërsi 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë përsëri vendasit kërkonin të shënonin në mënyrë që të barazonin rezultatin nga ndeshja e parë ku pësuan 2-0.
Ishte mesfushori francez, Paul Pogba që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 66-të.
Në minutën 86-të, vendasit shënuan golin e epërsisë së dytë me anë të sulmuesit Niasse.
Pas dy ndeshjeve, rezultati i përgjithshëm ishte 2-3 në të mirë të Manchester United.
Kështu United pas dy ndeshjeve kalon në finalen e Kupës së Ligës ku do të përballet me Southamptonin. /Telegrafi/