Manchester United është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi ka triumfuar në udhëtim te Evertoni me rezultat 3-1.
Evertoni më mirë e nisi takimin dhe pas 20 minutave gjeti edhe golin e epërsisë.
Sulmuesi brazilian Bernarnd shënoi një gol të bukur për ta kaluar skuadrën e Carlo Ancelottit në epërsi 1-0.
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi Bruno Fernandes barazoi shifrat në 1-1 kur shënoi me kokë pas asistimit nga Luke Shaw.
Reprezentuesi portugez arriti që të shënonte një tjetër gol me kokë, kur në minutën e 32-të iu përgjigj në mënyrë perfekte asistimit nga Rashford për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-2.
Me epërsinë minimale të United, skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë sa i përket rasteve, pasi dy skuadrat pak krijuan.
Vendasit u munduan që të barazonin rezultatin, por nuk arritën të rrezikonin asnjëherë portën e mysafirëve.
Krejt në fund të ndeshjes, Bruno Fernandes asistoi bukur për Edinson Cavanin i cili shënoi golin e parë me fanellën e United për rezultatin përfundimtar 1-3.
Në fund United triumfoi me rezultat 3-1 në një terren shumë të vështirë dhe tanimë ka filluar ngjitjen.
Pas këtyre tri pikëve të fituara, Djajtë e Kuq tani zënë vendin e 13-të në tabelë me 10 pikë.
Në anën tjetër Everton mbetet në pozitën e pestë me 13 pikë të grumbulluara. Ndeshjen e radhës Everton e luan në udhëtim në kryeqytetin anglez Londër te Fulham.
Manchester United në javën e nëntë do të përballet me skuadrën e rikthyer në elitë, West Bromwich Albion. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_FOREVER21/status/1325058249331105793
https://twitter.com/FTTV20/status/1325059736400781312
https://twitter.com/FTTV20/status/1325061881661448193