Telegrafi

United reagon në lidhje me zjarrin në ‘Old Trafford’

Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në Manchester.

Stadiumi i Manchester United, ‘Old Trafford’, është kapluar nga një zjarr por që është intervenuar me kohë nga shërbimet emergjente.

Kësisoj ‘Djajtë e Kuq’ kanë reaguar në lidhje me zjarrin e shkaktuar në stadiumin e tyre.

“Klubi konfirmon që një zjarr i vogël është shkaktuar në ‘Old Trafford’, pas disa problemeve elektrike”.

“Shërbimet emergjente kanë izoluar gjithçka dhe është evituar të përhapet zjarri”.

“Përveç disa dëmeve minimale nuk ka pasur viktima”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telegrafi/