Zlatan Ibrahimovic është tashmë një lojtar i Manchester United.
Ylli botëror i futbollit ka nënshkruar me skuadrën që udhëhiqet nga Jose Mourinho.
Ky fakt ka gëzuar shumë tifozët e United të cilët kanë festuar për blerjen e re.
Por ajo që më shumë bëri bujë ishte një postar gjigant i Ibrës që ishte vendosur nga klubi, përballë dyqanit ku shiten pajiset sportive të rivalit lokal Manchester City, transmeton Telegrafi.
Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe City kur kishin blerë nga United, Carlos Tevezin.
Në Ligën Premier pritet një luftë e madhe këtë vit për titullin e kampionit. /Telegrafi/