Site icon Telegrafi

United prezanton numrat e ri për transferimet e këtij sezoni – Hojlund zgjedh fanellë me numër 11

Përpara përballjes në udhëtim te Arsenali , Manchester United ka konfirmuar numrat për pesë nënshkrimet e reja për sezonin 2023/24.

Portieri turk Altay Bayindir, mbrojtësi spanjoll Sergio Reguilon dhe veterani Jonny Evans nënshkruan në ditën e fundit, së bashku me mesfushorin maroken Sofyan Amrabat , duke forcuar skuadrën e Erik ten Hag për sezonin e tij të dytë në krye.

Lexo po ashtu Zbulohen prapaskenat, si skuadra franceze ia mbylli telefonin yllit të United dy orë para fundit të transferimeve

United tani ka zyrtarizuar edhe numrat që do të bartin futbollistët e tyre të ri për sezonin 2023/24.0

Talenti i madh danez Rasmus Hojlund ka marrë fanellën me numër 11 për sezonin e tij të parë në United, ndërsa  Alejandro Garnacho tani do të veshë 17 në vend të 49.

Reprezentuesi turk Altay Bayindir ka marrë fanellën me numër 1 për sezonin e tij të parë në klub.

Ndërkohë mbrojtësit Sergio Reugilon ka marrë fanellën me numër 15 e Johny Evans atë me numër 35.

United ka njoftuar se numrin e Sofyan Ambrabat do ta zbulojnë ditëve të ardhshme sapo të përfundojë regjistrimi i tij pas lëvizjes së tij huazuese nga Fiorentina. /Telegrafi/ 

Exit mobile version