Manchester United duhet të mendojë të bëjë pa shënuesin më të mirë të skuadrës Zlatan Ibrahimovicin në ndeshjet e ardhshme,
Gjiganti suedez pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë në ndeshje ndaj Anderlechtit.
Jose Mourinho po ashtu para dy javësh e ka humbur edhe Juan Mata që po ashtu nuk do të luajë deri në fund të sezonit.
Kësaj i shtohen edhe mbrojtësit, Marcos Rojo, Chris Smalling dhe Phil Jones që janë jashtë skuadrës shkaku i lëndimeve.
Si do të dukej formacioni i Mourinhos pas këtyre lëndimeve mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/