Manchester United dhe Everton kanë luajtur pa gola në një miqësoren para fillimit të kampionatit në Ligën Premier.
Kjo ndeshje u zhvillua për nder të Wayne Rooneyt, i cili sot dhjetë vite debutoi për Unitedin.
Gjatë gjithë takimit të zhvilluar në Old Trafford ka luajtur edhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa Adnan Januzaj nuk është ftuar prej trajnerit Jose Mourinhos.
Për Evertonin ende nuk ka debutuar Shani Tarashaj, i cili është transferuar gjatë janarit, ndërsa ishte i huazuar te Grasshopers. /Telegrafi/