Bastian Schweinsteiger është bërë barrë për skuadrën angleze, Manchester United.
Mesfushori gjerman nuk është i preferuar nga trajneri Jose Mourinho dhe pritet të largohet nga Unitedit.
Por mediat angleze kanë raportuar se ‘Djajtë e Kuq’, dëshirojnë shkëputjen e kontratës me lojtarin dhe për këtë i kanë bërë një ofertë interesante.
Gjermani ka pranuar një ofertë prej 10 milionë euro për shkëputjen e kontratës me gjigantin anglez.
Kontrata e tij skadon në vitin 2018, por skuadra angleze dëshiron ta largojë më parë duke i ofruar 10 milionë euro, por duke shpëtuar edhe disa miliona të tjerë.
Besohet se Schweini do të vazhdoi karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/