Telegrafi

United me ofertë të pabesueshme për Saulin

Njëri nga zbulimet e këtij edicioni në La Liga padyshim që është Saul Niguez.

Mesfushori fantastik i Atletico Madrid ka pasur një edicion të mrekullueshëm në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve me gola të bukur dhe asistime.

Por lojërat e mira kanë bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të njohura evropiane, mes tyre Barcelona dhe Manchester United.

Sipas medieve angleze, Manchester United janë duke bërë gati një ofertë të pabesueshme për transferimin e spanjollit në ‘Old Traford’.

21-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës angleze, nëse Atletico Madrid pranon ofertën prej 65 milionë funteve për të.

Mbetet të shihet nëse Saul do të pranojë transferimin në United apo do të mbetet në Spanjë në Atletico ose te Barcelona. /Telegrafi/