Site icon Telegrafi

“United nuk janë mjaftueshëm të mirë për të përfunduar në top katërshe”

Harry Redknapp e sheh Manchester Unitedin jashtë kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi ata vazhdojnë të paraqiten dobët nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Manchester United nuk kanë gjasa për të përfunduar brenda ‘Top katërshes’ të Ligës Premier këtë sezon, sipas ish-menaxherit të Tottenhamit, Harry Redknapp.

‘Djajtë e Kuq’ kanë luftuar për qëndrueshmëri që prej largimit të Sir Alex Ferguson, në vitin 2013, duke dështuar për të sfiduar për tituj të mëdha gjatë tre viteve të fundit, teksa kualifikimi i sivjetmë do të ishte sukses sipas Redknapp.

Lexo po ashtu “Mourinho do të blejë edhe në janar dhe nuk do të përfundoj në Top 4”

“Unitedi nuk janë të mirë për momentin. Kur e shikoj skuadrën, ata nuk më tërheqin. Unitedi duhet të jetë i lumtur nëse përfundon në top katërshe”, ka thënë Redknapp për Betsafe, përcjell Telegrafi.

“Ata do të përfundojnë në top gjashtë. Nuk e di nëse do të arrijnë të jenë në top katërshe”. /Telegrafi/

Exit mobile version