Telegrafi

United nuk e ka në plan shkarkimin e Solskjaer – madje edhe nëse mbesin jashtë top gjashtës

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester United nuk e ka në plane shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq barazuan edhe në këtë javë në Ligën Premier 2-2 ndaj Aston Villës dhe në fillim dukej se gjërat për norvegjezin janë vështirësuar.

Por, Daily Star tani raporton se United nuk po e mendon shkarkimin e Solskjaer, madje edhe nëse përfundon jashtë top gjashtës.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Norvegjezi ka qenë nën presion qysh nga fillimi i këtij sezoni, pasi rezultatet e mira po mungojnë.

Lexo po ashtu Barazon sërish Unitedi, Aston Villa i merr një pikë në 'Old Trafford'

Skuadra nga qyteti i Manchesterit po mendon që të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni me Solskjaerin, në mënyrë që të shikojë problemet kryesore të ekipit.

Manchester United aktualisht edhe në pozitën e nëntë me 18 pikë të arkëtuara pas javës së 14-të dhe duket se në këtë sezon nuk do të mund të kualifikohen as për Ligën e Evropës, pasi për në Ligën e Kampionëve është konkurrencë e ashpër. /Telegrafi/