Telegrafi

United në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, Trippier ose Aarons do të transferohen në Old Traford

Manchester United është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të djathtë.

Djajtë e Kuq kishin investuar në verë për transferimin e Aaron Wan Bisakas, por anglezi nuk pritet të jetë i vetmi në atë pozitë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron edhe një futbollist tjetër të mirë në atë pozitë dhe ka dy emra në listë.

Daily Mail ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë dy emra në listë për këtë pozitë.

Kieran Trippier dhe Max Aarons janë në listën e Djajve të Kuq dhe njëri nga ta pritet të transferohet në Old Traford.

Anëtari i Atletico Madrid shihet si favoriti, por problemi qëndron tek klubi spanjoll që nuk dëshiron largimin e tij.

Në anën tjetër Max Aarons është një mbrojtës i talentuar që aktivizohet me Norwichin në Championship.

United është gati të shpenzojë deri në 20 milionë euro për të transferuar njërin nga anësorët në Old Traford. /Telegrafi/