Manchester United po synon t’i blindojë lojtarët e tyre kryesor.
Klubi anglez synimin kryesor e ka të vazhdoj kontratën me mesfushorin francez Paul Pogba.
Por pas francezit në rend janë anësori anglez Jesse Lingard si dhe qendërmbrojtësi suedez Victor Lindelof.
Djajtë e Kuq tanimë kanë filluar bisedimet me këta dy të fundit për kontrata të reja.
Si Lingard ashtu edhe Lindelof kanë para vetës ofertën për katër vite të tjera.
Gjiganti anglez është gati t’ia rrisë yjeve të tyre edhe pagën dukshëm për t’i bindur të qëndrojnë në Old Traford.
Reprezentuesi anglez dhe ai suedez janë futbollistë të rëndësishëm për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që i ka aktivizuar vazhdimisht.
Lingard është produkt i akademisë së Manchesterit, ndërsa Lindelof iu bashkua gjigantit anglez në vitin 2017 nga Benfica. /Telegrafi/