Telegrafi

United merr një barazim në kohën shtesë nga Evertoni (Video)

Manchester United ka barazuar në shtëpi me Evertonin me rezultat 1-1.

Skuadra e Jose Mourinhos edhe pse ka dominuar në të gjithë ndeshjen, u desh të kënaqet me një gol të shënuar në minuat shtesë.

Goli i parë u shënua nga mbrojtësi Phil Jagielka në minutën e 22-të.

Mbrojtësi mori një top me kokë nga Romelu Lukaku dhe e ktheu në gol me nj goditje të bukur me kthim, ku faj paksa kishte dhe portieri David De Gea.

Pas këtij goli United provoi dy herë me Herreran dhe një herë me Blind në pjesën e parë, por pa sukses.

Pogba provoi në minutën e 55-të, po as ky nuk arriti ta qëllojë cakun.

Ibrahimovic shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë nga pika e bardhë, pas një prekje me dorë nga mbrojtësit. /Telegrafi/