Site icon Telegrafi

United mendon t’i vazhdojë kontratën Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic ka impresionuar në javët e para në aventurën e tij të re në “Old Trafford”, aq sa burime të besueshme pranë klubit anglez thonë se drejtuesit e Manchester United janë të bindur plotësisht për t’ia rinovuar që tani kontratën edhe një sezon tjetër.

Gjiganti suedez, i cili më 3 tetor mbush 35-vjeç, ka treguar se mund të luajë përtej vitit 2018.

Impakti që ka patur në dhomat e zhveshjes te “Djajtë e Kuq” ka qenë i menjëhershëm, madje krahasohet edhe me efektin e mbërritjes së Eric Cantonas dekada më parë.

Përshtypjet me të mëdha suedezi i ka lënë me përgatitjen e jashtëzakonshme fizike.

Kur iu nënshtrua testeve fizike para se të nënshkruante kontratën me United, Zlatan kërkoi të dinte se cilët ishte rekordet për çdo test individual dhe në fakt i theu të gjithë.

Te “Djajtë e Kuq” tashmë janë të bindur se nënshkrimi me Ibran do të ketë efekt afatgjatë.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse nuk janë të paparashikueshme dhe me formën fizike që po shfaq e ka fituar edhe një vit tjetër kontratë në Premier.

Exit mobile version