Telegrafi

United mendon për Naldon

Mbrojtësi brazilian, Naldo mund të transferohet për herë të parë në kampionatin anglez.

Anëtari i Wolfsburgut është duke kaluar momentet më të mira në karrierë këtë edicion.

Ai kishte një paraqitje fantastike të mërkurën përballë Real Madridit dhe tani ka marrë një ofertë nga Anglia.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Kicker’, Manchester United është duke kërkuar shërbimet e tij.

33-vjeçari ka kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2017, por mund të largohet nëse United paguan shtatë milionë euro. /Telegrafi/