Manchester United nuk po kalon momentet më të mira këtë edicion, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Ander Herreran.
Mesfushori spanjoll ka qenë lojtari kyç i ‘Djajve të Kuq’, duke shkëlqyer në mesfushë.
Kësisoj pas paraqitjeve të mira, United i ka bërë një ofertë për ta zgjatur bashkëpunimin me mesfushorin bask.
Sipas medieve në Ishull, ish-kampionët e Anglisë i kanë ofruar atij një kontratë të re me kushte të përmirësuara.
Herrera pritet që kontratë e re ta nënshkruajë me Unitedin që do të jetë deri në vitin 2022. /Telegrafi/