Telegrafi

United ka shpresa të mëdha te talenti Gomes

Ole Gunnar Solskjaer është i impresionuar me paraqitjet e fundit të talentit, Angel Gomes.

Mesfushori sulmues është një ndër lojtarët që më së shumti ka rënë në sy në ndeshjet miqësore të Manchester Unitedit.

Futbollisti 18-vjeçari realizoi golin e fitores 2-1 të Djajve të Kuq kundër Tottenham Hotspur në Shangai.

“Ishte një gol i bukur nga Angel [Gomes] – një përgjigje e madhe për besimin që i dhamë”, tha fillimisht strategu norvegjez.

“Djaloshi është i ndritshëm dhe i mprehtë. Një përfundues i shkëlqyeshëm i aksioneve, kështu që jam i kënaqur që ka qenë në formë që nga dita e parë. Me të vërtetë kemi shpresa të mëdha në të. Në tërësi, turneu ka qenë shumë i mirë”, pohoi trajneri që mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Lexo po ashtu Shkruhet historia në Ligën Premier, Gomes futbollisti më i ri që luan në PL (Foto)

Ndryshe, United takimin e radhës e zhvillon të martën kundër skuadrës norvegjeze të Kristiansund. /Telegrafi/