Telegrafi

United i gatshëm ta transferojë talentin e Anderlechtit

Manchester United ka bërë një hap të madh drejt fitimit të trofeut të parë këtë edicion.

‘Djajtë e Kuq’, janë në finale të Kupës FA dhe për vitin e ardhshëm synojnë të bëjnë një skuadër konkurruese për titull.

Emri më i ri në listën e Unitedit është ai i talentit të madh belg, Youri Tielemans.

19-vjeçari ka shkëlqyer me Anderlechtin në dy vitet dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Sipas ‘The Sun’, për ta transferuar në ‘Old Traford’, yllin e ri belg, United do të duhet të paguajë 25 milionë euro. /Telegrafi/