Site icon Telegrafi

United me fitoren ndaj Leicesterit, siguron një vend në Ligën e Kampionëve

Leicester vs Manchester United (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Manchester United është kualifikuar në Ligën e Kampionëve nga vendi i tretë, pasi fitoi duelin e fundit për këtë edicion të Ligës Premier ndaj Leicesterit me rezultat 2-0.

Dhelprat e filluan mjaftë mirë takimin në King Power Stadium, duke rrezikuar portën e David de Geas me anë të Jamie Vardyt që ishte i pafat.

Djajtë e Kuq filluan të këndelleshin më pas, duke krijuar shanse të mira me anë të Anthony Martialit dhe Paul Pogbas.

Leicester vs Manchester United (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Por momentit më i rëndësishëm i këtij takimi erdhi në minutën e 71-të kur Bruno Fernandes shënoi nga penalltia e fituar prej Martialit.

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer arriti që të shënonte edhe golin e dytë në këtë sfidë me anë të Jesse Lingard (90+8), për të luajtur kështu në edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Manchester United e mbylli edicionin në vendin e tretë me 66 pikë aq sa ka edhe Chelsea në të katërtin, derisa Leicesteri përfundoi në të pestin me 62 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version