Manchester United ka fituar 2-1 me Fulhamin në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Pas 14 minutash lojë, Christian eriksen kaloi Djajtë e Kuq në epërsi me një asistim të Bruno Fernandez.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa e dyta ishte me një intensitet edhe më të lartë.
⏸ @ChrisEriksen8's first goal for the Reds is the difference at the interval!#MUFC || #FULMUN
— Manchester United (@ManUtd) November 13, 2022
Në minutën e 61-të, ish-lojtari i United, Daniel James shënoi për 1-1 me një asistim të Tom Cairneyt.
Deri në fund, lojtarët e Erik ten Hag nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthenin epërsinë.
GARNACHO IN STOPPAGE TIME!!!!!#MUFC || #FULMUN pic.twitter.com/YmvJjYXfbF
— Manchester United (@ManUtd) November 13, 2022
Ishte Alejandro Granacho (90+3’), ai që shënoi për 2-1, ndërsa Eriksen ishte asistuesi.
Pas javës së 16-të Manchester United gjendet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të takohen me Nottinghamin. /Telegrafi/