Telegrafi

United fiton dhe kualifikohet në EL (Video)

Manchester United ka arritur një fitore tejet të vlefshme nga udhëtimi në Ukrainë.

‘Djajtë e Kuq’, u përballën me skuadrën Zorya ku e mposhtën me rezultat 0-2.

Në pjesën e parë vendasit u treguan të rrezikshëm ku tentuan të shënonin golin e epërsisë.

Kharatin në minutën e nëntë, Karavaev në të 36-tën dhe Levchenko në fundin e pjesës së parë kishin raste të mira shënimi por që goditjet e tyre u ndalën nga portieri Romero.

Ndërkohë rastin më të mirë për Unitedin e kishte Paul Pogba në minutën e 18-të por që goditja e tij nuk ishte e saktë.

Me të filluar pjesa e dytë, ‘Djajtë e Kuq’, arritën të shënonin edhe golin e epërsisë.

Ishte mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan që pas një depërtimi individual arriti të shënoi për 0-1.

Ndërkohë golin e dytë në ndeshje e shënoi suedezi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 88-të pas një asistimi nga Paul Pogba.

Pas kësaj fitore, United kualifikohet nga Grupi A nga pozita e dytë me 12 pikë të tubuara, ndërkohë nga pozita e parë kalon tutje Fenerbahce. /Telegrafi/