Site icon Telegrafi

United e shkatërron Fenerbahcen pa Ibran (Video)

Manchester United e ka shkatërruar Fenerbahcen me rezultat 4-1 në duelin që u zhvillua në Old Trafford.

Djajtë e Kuq dominuan sfidën nga fillimi, edhe pse Mourinho vendosi të pushonte Ibrahimovicin i cili nuk u paraqit në këtë takim.

Pas gjysmë ore lojë, Kjaer shkaktoi një faul, ku nga pika e bardhë shënoi Paul Pogba.

Vetëm tri minuta më vonë (34’), Anthony Martial realizoi nga një tjetër penalti e akorduaer në të mirë të Djajve të Kuq.

Në fund të pjesës së parë Pogba me anë të një gjuajtje të sakt realizoi për 3-0.

Në pjesën e dytë me të filluar fraksioni, Lingard (48’) shënoi për 4-0.

Një gol të nderit për mysafirët turk shënoi Robin Van Persie (83’) për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar.

United kryeson grupin me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve, teksa pasohet nga Feyenoord që mposhti Zoryan në Roterdam. /Telegrafi/

Exit mobile version