Liga e Kampionëve dhe 100 milionë euro. Këto janë dy kushtet që Manchester United duhet të plotësojë për të pasur në ekip yllin e Dortmundit, Pierre- Emerick Aubameyangun.
Manchester United po ndjek nga afër golashënuesin e dytë më të mirë në Bundesligë në këtë sezon me 23 gola dhe është gati të paguajë një shumë të majme për të detyruar Dortmundin të heqë dorë nga sulmuesi i vet.
Portali francez Le 10 Sport ka bërë me dije se Manchester United duhet të kualifikohet në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm nëse dëshiron të ketë në përbërjen e vet sulmuesin nga Gaboni.
Momentalisht United ndodhet në vendin e pestë me një pikë më pak se rivalët e qytetit që mbajnë vendin e fundit që të çon në Ligën e Kmapionëve në sezonin e ri.
Kësaj kërkese të lojtarit i shtohet dhe ajo e klubit gjerman, i cili nëpërmjet shefit Joachim Vacke ka bërë me dije se është i hapur të presë oferta për Pierre- Emerick Aubameyangun, por mjafton që ato të nisin 100 milionë euro. /Telegrafi/