Telegrafi

United me dominancë fiton ndaj Leicesterit (Video)

Manchester United ka shënuar fitore me anë të një performance dominuese ndaj Leicester Cityt me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola përkundër dominimit të madh të vendasve.

Megjithatë, pjesa e dytë zhbllokoi gjithcka edhe pse Romelu Lukaku huqi një penalti.

Ishte Rashford ai që në minutën e 70-të shënoi për 1-0.

Marouane Fellaini dyfishoi për 2-0 në minutën e 82-të duke u dhënë fund dilemave.

Manchester United kështu vazhdon bindshëm sezonin në Ligën Premier dhe furinë e fitoreve duke mbajtur vendin e parë pa asnjë gol të pranuar deri tash. /Telegrafi/