Telegrafi

United dhe City, derbi më i shtrenjtë në histori të futbollit anglez

Pavarësisht nga mungesa e Paul Pogbas, i cili do të humbasë ndeshjen shkaku i një dënimi, Eric Bailly, Benjamin Mendy ose John Stones, të gjithë të lënduar, nuk do ta thotë se ky nuk është derbi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier.

Që nga ardhja në krye të Manbchester Cityt, Pep Guardiolas dhe në të Unitedit, Jose Mourinhos skuadrat kanë pësuar shumë ndryshime me lojtarë të rinj.

Vlera e lojtarëve që do të luajnë sot do të kapin shifrat prej 740 milionë eurove, që e bën derbin më të shtrenjtë të luajtur ndonjëherë mes këtyre dy skuadrave.

Theksojmë se po të luanin lojtarët e lartcekur, atëherë shifrat do të kapnin 940 milionë euro.

Sidoqoftë, gjithçka është e barabartë mes Mous dhe Pepes sa i përket fitoreve që kanë arritur nën drejtimin e Unitedit dhe City.

United deri më tani ka pësuar vetëm një gol kur ka luajtur si vendas ndërsa Jesus, Aguero dhe Sterling kanë shënuar nëntë golat e fundit nga 15 sosh të Cititzens.

Ndryshe, takimi pritet të startojë në ora 17:30 në stadiumin legjendar të Old Traffordit. /Telegrafi/