Telegrafi

United dhe Chelsea në hall, Moratas i vjen ofertë e madhe nga Kina

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, që kërkohet nga disa skuadra të Ligës Premier, ka ofertë marramendëse nga Kina. 

Manchester United dhe Chelsea janë vënë pas spanjollit dhe dëshira e tij është ky kampionat.

Sipas asaj që shkruan Marca, një klub nga Superliga kineze është shumë i interesuar për Moratan.

Ky klub i ka ofruar një pagë prej 35 milionë euro në vit për pesë sezone me radhë.

Oferta në tavolinë është katër herë më e madhe se ajo e United dhe Chelsea, por lojtari është i ri dhe kërkon karrierë. /Telegrafi/