Telegrafi

United afër Moratas, pothuajse punë e kryer

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, pritet që të kalojë te Manchester United.

24 vjeçari së fundmi i dha fund beqarisë dhe Diario AS raporton se negociatat intensive po vazhdojnë dhe janë afër të rezultojnë me sukses.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

United besohet se ka ofruar 70 milionë euro për spanjollin, por Reali po vazhdon të kërkojë 80 ose 90 milionë.

Morata iu bashkua Realit vetëm verën e kaluar dhe nuk kishte minutazhin që ai e kërkoi.

Përkundër minutazhit të ulët, Morata arriti që të shënojë 15 gola në 14 ndeshje si titullar nën drejtimin e Zidanes. /Telegrafi/