Në një deklaratë të gjatë për shtyp, Sindikata e Lojtarëve i ka dalë në ndihmë Kylian Mbappes, i përjashtuar nga PSG nga turneu aziatik.
UNFP ka reaguar ashpër ndaj klubit parisien për të mbrojtur Kylian Mbappen. I privuar nga një turne në Japoni dhe Korenë e Jugut për shkak të refuzimit të tij për të vazhduar me PSG-në, sulmuesi francez është në shitje, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2024. Ai duhet t’i bashkohet pjesës së lojtarëve që nuk janë në planet e klubit, gjë që sindikata e futbollistëve nuk e vlerëson dhe e denoncon.
“Si në fillim të çdo sezoni, është e njëjta melodi, i njëjti hit i verës, i huazuar nga Michel Polnareff: “Të dua, sepse…”, ironizon fillimisht UNFP në deklaratën e saj të gjatë për shtyp, raporton RMC Sport.
“Largimi i kapitenit të skuadrës franceze ndoshta do të inkurajojë autoritetet sportive dhe politike që të marrin më në fund çështjen në duar”.
“Paris Saint-Germain dhe klubet e tjera në Francë që veprojnë në një sfond tregtar respektojnë pak a shumë sot Kartën e Futbollit dhe nenin 507 të saj, të cilin presidenti parisien duhet ta dijë pasi deklaroi në thelb se ‘lojtarët që nuk janë në Japoni nuk janë pjesë e klubit’”.
“Meqenëse kjo situatë e kanë ndotur futbollin francez, UNFP-ja e ka denoncuar vazhdimisht këtë praktikë, e cila, me largimin e kapitenit të skuadrës franceze, ndoshta do të inkurajojë – ndoshta sepse duhet guxim për të sulmuar PSG-në, Katarin dhe të tjerët”.
Sindikata më pas u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për të diskutuar këtë fenomen të përjashtimeve: “Duhet të kujtojmë se UNFP është ende duke pritur që Ministri i Sporteve të thërret një takim për të diskutuar këtë temë”.
PSG i ka vënë një kusht Mbappes që të vendosë para 31 korrikut se a dëshiron të largohet apo dëshiron të rinovojë kontartën, ndërsa Real Madridi është destinacioni i tij i preferuar. /Telegrafi/
187 joueurs de Ligue 1 ont été invités à visiter un loft, la saison dernière. 187 joueurs de L1 et Kylian MBappé aujourd'hui, même combat ! Pour le respect, en France, des contrats signés ! Pour @UNFP, il n’y a pas de différence. Il n’y en aura jamais.
▶️https://t.co/EHiOwrEpbz pic.twitter.com/CyPgnqiqtj— UNFP (@UNFP) July 22, 2023