Vinicius Junior është bërë një objektiv në La Liga gjatë viteve të fundit dhe kjo ka çuar në disa momente të pakëndshme. Ai shpeshherë është kritikuar për sjelljen e tij gjatë ndeshjeve, por ylli i Barcelonës që e njeh atë jashtëzakonisht mirë, thotë se ky nuk është Viniciusi i vërtetë.
Raphinha është një mik i mirë i 23-vjeçarit, me të cilin ka qenë bashkëlojtar tek Brazili gjatë viteve të fundit. Në një intervistë për RAC1, ai foli për ‘Viniciusin e vërtetë’, atë që shumë njerëz nuk e kanë mundësinë ta shohin.
“Viniciusi gjatë ndeshjeve është një person krejtësisht ndryshe nga ai në jetën e përditshme. Kur qëndroni me të jashtë futbollit, ju e kuptoni se ai është më ndryshe se personat e tjerë”.
“Unë tashmë kam parë shumë futbollistë të cilët jashtë fushës janë ndryshe dhe në fushë janë ndryshe. Kjo është normale në futboll, ka shumë futbollistë që pajtohen me këtë”, ka thënë fillimisht Raphinha.
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se Vinicius nuk është një person i keq, ai është një person spektakolar, një person shumë i mirë. Ai është më i ri se unë, por kur unë mbërrita në kombëtare ai ishte aty dhe më ndihmoi mua shumë”.
Ne kemi raporte shumë të mira dhe unë shpesh bisedoj me të dhe i them atij se nuk është e nevojshme t’i bëjë gjërat që i bën në fushë, por e kuptoj atë”.
“Çdo person është ndryshe, ai është kështu dhe mendoj se kjo që bën i jep atij besim në fushë. Për shembull, Gavi në fushë, sipas mendimit tim, është i çmendur, ai është shumë i bezdisshëm, tashmë ua kam thënë disa herë”.
“Por jashtë fushës ai është një person i jashtëzakonshëm dhe i dashur. Vinicius është i njëjti”, përfundoi braziliani./Telegrafi/