Kylian Mbappe ka thënë se qëllimi i tij është të shkruajë historinë e futbollit në Paris Saint-Germain pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te klubi parisien.
Mbappe shënoi golin e tij të 201-të për PSG-në kur shënoi në kohën shtesë në fitoren 4-2 të ekipit të tij kundër Nantes të shtunën mbrëma.
Ky gol e shtyn atë përpara Edinson Cavanit në listën e golashënuesve më të mirë të PSG-së në të gjitha garat dhe ai ishte i kënaqur që arriti momentin historik.
“Unë luaj për të shkruar histori. Gjithmonë kam thënë se kam dashur të shkruaj histori në Francë, në kryeqytet, në vendin tim, në qytetin tim”, ka thënë fillimisht Mbappe për Canal +.
“Po e bëj, është bukur, por ka ende shumë për të bërë. Është një arritje personale, por kam ardhur edhe për arritje kolektive”, përfundoi ylli francez.
You love to see it! ❤️💙
✨ #𝐊EEP𝐌AKINGHIS𝟕ORY pic.twitter.com/pboDcRsIN4
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 4, 2023
Mbappes iu deshën vetëm 247 ndeshje për të arritur 201 gola për PSG-në.
Ai ka shënuar 18 herë në Ligue 1 këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i ligës franceze. /Telegrafi/
An evening for the history books! ✨❤️💙#𝐊EEP𝐌AKINGHIS𝟕ORY pic.twitter.com/eu664c1Bk0
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 5, 2023
✨ 𝗞𝘆𝗹𝗶𝗮𝗻 𝗠𝗯𝗮𝗽𝗽𝗲́ ✨
The top goalscorer in Paris Saint-Germain history! ❤️💙#𝐊EEP𝐌AKINGHIS𝟕ORY pic.twitter.com/kIcCQoz6Gt
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 4, 2023