Telegrafi

Mundja kosovare pranohet ndërkombëtarisht me të drejta të plota

Sot është ditë historike për Kosovën si dhe për mundësit që po i hapen dyert e garave për çdo kategori.

Pra, nga sot, Federata e Mundjes së Kosovë është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Mundjes (UWW).

Kjo u arrit në mbledhjen që sot zhvilluan Federatat botërore në Macon të Francës ku edhe po zhvillohet Kampionati Botëror për juniorë.

Në këtë mbledhje ishin Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, sekretari gjeneral Genc Fazlija si dhe anëtari i bordit të FMK-së, Sylejman Shala, shkruan Zëri.

“Për pranimin e plotë në UWW është bërë shumë mund dhe lobim. Dhe kjo është si rezultat i punës disa vjeçare që po e bëjmë si staf teknik. Ndërkohë shumë kemi pas përkrahje edhe nga miqtë e tanë nga shtetet tjera që kanë votuar që kjo që arritëm sot të realizohet. Tani na pret një punë shumë më profesionale për të arritur drejt rezultateve më të larta botërore”, tha Naim Muja, kryetar i FMK-së.