Telegrafi

Unazën të cilën e duan të gjithë! Me ty mund t’ia dëgjoni të rrahurat e zemrës partnerit kudo dhe kurdo!

Përderisa avancimi i teknologjisë na ka dhuruar mundësinë të komunikojmë përmes mënyrave të ndryshme me njëri-tjetrin, ende nuk ka asgjë që mund të krahasohet me qëndrimin pranë personit që e dashuroni.

Askush nuk dëshiron të jetë larg personit që e dashuron, e veçanërisht për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Pikërisht kjo e bën këtë unazë kaq të veçantë! E krijuar nga kompania TheTouech, unaza ua mundëson t’i ndjeni të rrahurat e zemrës së partnerit pavarësisht kohës apo vendit.

Unazat janë të krijuara asisoj që nuk mund t’i grithni, e më e mira e tyre është se janë tejet të lehta për t’u përdorur.

Thjesht sinkronizojini ato me ndihmën e një aplikacioni dhe shtypeni unazën kur keni internet për t’u lidhur me të rrahurat e zemrës së partnerit. /Telegrafi/